Vazhdon përplasja në Ministrinë e Arsimit, Karabina kallëzon në polici Ndrecën

0

Ministria e Arsimit dhe Sporteve njoftoi dje se ka kallëzuar në polici ish-sekretarin e përgjithshëm Plarent Ndreca, pasi sipas Ministrisë ka hyrë në mënyrë të paautorizuar në institucion.
Një njoftim thuhej se urdhri për pezullimin e menjëhershëm të Plarent Ndreca, është në fuqi dhe asnjë institucion tjetër shtetëror nuk cenon vlefshmërinë e aktit të pezullimit.

Njoftimi i plotë i Ministrisë

Ministrinë e Arsimit dhe Sportit” dhe Kallëzimit Penal më datë 12.06.2017 për shtetasin Plarent Ndreca, për shkelje të rënda ligjore të bëra gjatë ushtrimit të detyrave të tij funksionale, konstatohet se ky shtetas ka hyrë, në vijimësi, i paautorizuar, në institucionin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS).
Në datë 19.06.2017 nga ana e MAS është regjistruar një proces verbal për kallëzim të veprës penale pranë Komisariatit Nr. 3, Tiranë për hyrje të pa autorizuar të këtij shtetasi në ambientet e MAS.

Urdhri i Ministrit të Arsimit dhe Sportit për pezullimin e menjëhershëm është në fuqi dhe asnjë institucion tjetër shtetëror nuk cenon vlefshmërinë e aktit të pezullimit të miratuar nga Ministri i Arsimit dhe Sportit.

Departamenti i Administratës Publike si dhe Komisioneri i Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil me gjykime të njëanshme po motivojnë veprimet e jashtëligjshme të këtij shtetasi duke manipuluar opinion publik dhe çorientuar administratën publike. I vetmi autoritetet kushtetues që ka të drejtë të shqyrtojë ligjshmërinë e këtij akti është sistemi gjyqësor në vend.

Hyrja e ish-sekretarit të përgjithshëm të MAS në mënyrë të jashtëligjshme në ambjentet e MAS është vijim i akteve të jashtëligjshme të kryera prej tij gjatë kësaj periudhe. Insistimi i tij për të pasur akses në zyrat e MAS dhe presioni i ushtruar në administratë vë në diskutim vlefshmërinë e akteve të nxjerra nga ky institucion dhe cenon dhe komprometon dokumentacionin e protokolluar.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.