Vazhdon bllokimi i refugjatëve në kufirin Maqedoni-Greqi

0

Mijëra refugjatë vazhdojnë të jenë të bllokuar në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë, shumica e të cilëve kanë depërtuar gardhin që në mënyrë jolegale të mbërrijnë në kampin e improvizuar në Gjevgjeli. Shumë refugjatë kanë mbetur të ngujuar në Idomeni, pasi Maqedonia përforëcoi kontrollet, sidomos duke penguar hyrjen e emigrantëve të cilët nuk vijnë nga vendet e përfshira nga lufta. Emigrantët alarmojnë se situata është e rëndë, pasi shumica e tyre nuk kanë ushqime të mjaftueshme, ndërsa nuk kanë as ku të kthehen.

“Nëse kthehemi në Greqi , çfarë mund të bëjmë? Nuk kemi para për të blerë , asgjë nuk kemi për të ngrënë, ku duhet të shkojmë ne? Ne nuk mund të kthehemi në Afganistan. Nëse kthehemi atje , neve do të na vrasin”. tha një emigrant nga Afganistani.

Përse ata policët vijnë këndej? Përse ata na rrethojnë neve? “, u shpreh një tjetër emigrant nga Afganistani.

Mëngjesin e sotëm policia greke nisi kthimin në mënyrë të organizuar, me autobusë të të gjithë personave të cilët llogariten emigrantë ekonomik. Ata janë rikthyer sërish në Athinë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.