Vazhdojnë gafat e Bashkisë Tepelenë, ngatërrojnë uniformat e Ushtrisë Shqiptare me ato Maqedonase !!!

0

Faqja Zyrtare e Bashkisë së Tepelenës në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë një njoftim që u bën thirrje të rinjve të bëhen pjesë e Ushtrisë Shqiptare.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por gafa qëndron se përbri stemës së Ministrisë së Mbrojtjes, në vend të vendosnin një fotografi të ushtarëve shqiptarë, është vendosur foto e ushtarëve maqedonas duke parakaluar në një paradë të mbajtur në Shkup disa kohë më parë.

Report TV shfaq edhe foton origjinale e cila është marrë si e mirëqenë nga ana e Bashkisë së Tepelenës se ata janë ushtarë shqiptarë ndërkohë që valëvisin flamurin maqedonas.

bashkia tepelene
(Fotografia e postuar nga Bashkia Tepelenë)

ushtria maqedone

Share.

About Author

Leave A Reply