Varri i menduar i Krishtit ruhet nga dy familje myslimane

0

Kisha e Shenjtë “Sepulchre” në qytetin e vjetër të Jerusalemit, është vendi më i shenjtë i krishterimit. Besohet që varri në gur në zemër të kësaj kishe është vendi ku kishte qëndruar trupi i Jezu Krishtit.

Një projekt rinovues ka filluar në fillim të vitit këtu, me qëllim që të shpëtohet vendi më i shenjtë i krishtërimit: Varri i Jezu Krishtit.

Gjatë javës së kaluar, për herën e parë ndër shekuj, disa studiues kanë larguar një pllakë të mermertë të ndërtesës rrumbullake, të njohur si Edicule, e cila gjendet në qendër të kompleksit. Ky është vendi, ku miliona pelegrinë janë përulur dhe janë lutur, ku lotët dhe djersët janë derdhur mbi gurët më të fortë.

Pas disa orëve të ekzaminimit, studiuesit kanë gjetur gurë gëlqeror, që besohet të jetë vendi ku Jesu Krishti mund të jetë varrosur, transmeton Klan Kosova.

“Jam i mahnitur. Nuk mund të themi me 100% siguri, megjithatë kemi prova të dukshme që varri nuk ka ndryshuar ndër shekuj, diçka që shkencëtarët dhe studiuesit kanë pyetur për shumë kohë” ka deklaruar arkeologu nga National Geographic, Fredrik Hiebert, transmeton Klan Kosova.

Ata e kanë zbuluar sërish varrin në mveshjen e tij origjinale të mermertë. Debati do të vazhdoj ende, në qoftë se ky në të vërtetë është vendi i kryqëzimit, varrimit dhe ringjalljes më të famshme që ka njohur religjioni. Çfarëdo që të jetë prejardhja e këtij tregimi – i cili çoi në ndërtimin e kishës 1.600 vjet më parë – tani është i shtruar në shekuj të historisë reale.

Historiku i shkurtër i kishës

Sot, në këtë vend mbizotëron devotshmëria, mirëpo historia e njeh si të larë me gjak. Të paktën katër kishëza të krishtera janë shkatërruar në këtë vend. E para ishte shkatërruar nga Perandori Konstandin në shekullin e katërt, i cili e shndërroi vendin në një tempull pagan të ndërtuar për nder të perëndeshës Afërditë – ndoshta kjo ishte një lëvizje nga romakët, me qëllim që t’u mohojnë të krishterëve të hershëm një vend për lutje. Kisha e Shenjtë Sepulchere ishte shpëtuar nga sunduesi mysliman Omar në 638; u shkatërrua sërish nga kalifi egjiptian al- Hakim në 1009, më pas ishte rindërtuar nga Kryqëzuesit, të cilët kishin masakruar gjysmën e qytetit; sërish ishte mbrojtur nga sunduesi mysliman Saladin për t’u shkatërruar edhe njëherë nga Perandoria Turke (Myslimanët Sunni), të cilët janë futur në këtë kishë me kuaj dhe kanë prerë kokat e murgjve përderisa ata ishin duke u lutur.

Ndër shekuj kjo kishë përdoret si e përbashkët nga gjashtë grupe të besimtarëve të krishterë – latinët (Kisha Romake), greket ortodoks, armenianët apostolik (Papnor), etiopianët ortodoks dhe koptët egjiptian.

E kur bota përreth nuk ishte në kaos, shpesh kishte tensione në mes të besimtarëve.

Klerik të urdhrave të ndryshëm kanë pasur mospajtime nga më të ndryshmet, si ritualet, vendosja e objekteve të kishës e madje edhe për tepihun në rrugën që të çon tek Edicule.

Kësi incidente dhe mospajtime ka edhe në kohët moderne, e ajo më e fundit ishte këtë vit në mes të murgjve dhe observuesve gjatë Mrekullisë së Zjarrit të Shenjtë.

E kokëfortësia e këtyre rivalëve ka çuar në një marrëveshje unike, e cila daton që nga shekulli i 12-të: dy familjeve myslimane iu është besuar mbikëqyrja e kishës. Familja Joudeh e mban çelësin e kishës përderisa familja Nuseibeh hap dyert e kishës çdo mëngjes dhe i mbyll çdo mbrëmje.

Në një interviste për CNN, Adeeb Joudeh, i cili aktualisht mban çelësin e kishës, konsideron rolin e familjes së tij metaforë për tolerancë fetare.

“Për mua, burimi i bashkëjetesës për fenë Islame dhe atë të Krishterë, është Kisha e Shenjtë Sepulchre” ka thënë Joudeh, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa, Wajeeh Nuseibeh, në vitin 2005 ka treguar rolin paqeruajtës të këtyre dy familjeve.

“Si të gjithë vëllezërit, ata kanë problem ndonjëherë – duke iu referuar sekteve të krishtera rivale – Ne iu ndihmojmë të zgjidhin mosmarrëveshjet. Ne jemi personat neutral në kishë. Ne jemi Kombet e Bashkuara. Ne ndihmojmë të ruhet paqja në këtë vend të shenjtë”, ka thënë Nuseibeh, transmeton Klan Kosova.

Share.

About Author

Leave A Reply