Ushtria ka nisur kontrolle të imtësishme të të gjithë tuneleve pronë të FA

0

Forcat tokësore të ushtrisë shqiptare kanë nisur kontrolle të imtësishme të të gjithë tuneleve pronë të FA, që aktualisht nuk kanë të dislokuara pajisje apo trupa ushtarake.

“Ky kontroll po ndërmerret edhe një herë në zbatim të Vendimit 248 të Këshillit të Ministrave, për parandalimin e mundësive për ushtrim aktivitetesh të paligjshme nëpër këto prona. Ky kontroll zhvillohet gjatë kësaj jave dhe do të përfshijë përmes një plani të saktë çdo pronë ish-ushtarake kudo që të jetë ajo. Vëmendja e qeverisë është maksimale dhe çdo veprimtari e jashtëligjshme do të marrë përgjigjen ligjore”, u shpreh Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes.

Për shkak të përhapjes së tuneleve në territore të vështira dhe me shtrirje në të gjithë territorin e vendin forcat tokësore përveç kontrolleve fizike dhe mbajtjen e procesverbaleve përkatëse shoqëruar me fotografi, ka aplikuar edhe bashkëpunimin me banorë të zonës, të cilët raportojnë në mënyrë periodike nëse këto objekte përdoren nga persona të tretë.

Një kontroll i ngjashëm po ndodh edhe në hapësirën detare në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme. “Së bashku me Ministrin e Brendshëm, kolegun Fatmir Xhafa kemi ngritur një grup të përbashkët inspektimi për të inspektuar në detaje situatën aktuale me vëzhgimin e hapësirës detare.Do të nxjerrim konkluzionet e nevojshme dhe përgjegjësitë e rastit”, u shpreh Olta Xhaçka.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.