Universiteti i Tiranës, kuotat e lira në fakultete

0

Afro 3 mijë kuota bosh ka shpallur Universiteti i Tiranës edhe pas mbylljes së fazës së dytë të pranimeve.

Në një njoftim për mediat, Universiteti i Tiranës ka bërë të ditur se ka ende kuota të lira dhe pritet që procesi i pranimeve të vijojë. Kuota të lira kanë mbetur edhe në fakultetet më të kërkuar sic është ai i Mjekësisë, që edhe pas fazës së dytë kanë mbetur 26 kuota të lira.

Numrin më të madh të kuotave bosh i ka fakulteti i Shkencave të natyrës ku janë 973 kuota të lira. Ndërkaq, edhe në fakultetin Ekonomik ka 776 kuota të lira.

317 kuota te lira janë në fakultetin Histori-Filologji, 483 kuota të Gjuhet e huaja si dhe 402 kuota të lira të Shkencat sociale. Këto kuota pritet që të plotësohen në minifazat në vijim dhe pritet të përfitojnë edhe ata studentë që deri më tani nuk janë regjistruar në asnjë degë.

Histori-Filologji —-317 kuota te lira

Shkencat e Natyres —-973 kuota te lira

Gjyhet e huaja —483

Shkencat sociale —402

Universiteti i Mjekesise —26 kuota

Ekonomiku —776 kuota të lira

Share.

About Author

Leave A Reply