Ujërat e zeza pushtojnë plazhin e Ksamilit, angazhohen FA

1

Turizmi merr një goditje të rëndë në Ksamil.

Tubacionet e ujërave të zeza kanë shpërthyer mesditën e kësaj të mërkure, duke përfunduar në det.

E gjithë hapësira e plazhit është mbuluar brenda pak minutash, ndërsa turistët janë larguar të alarmuar.

Siç duket nga pamjet e siguruara nga Shqiptajra.com, ujërat e zeza kanë pushtuar rrugët e qytetit dhe më pas edhe plazhin, duke ndotur detin.

Vetëm një vit më parë Bashkia e Sarandës rikonstruktoi sistemin e kanalizimeve, një investim që ka kushtuar miliona lekë.

Por cilësia e dobët e punimeve ka bërë që disa muaj më pas, Ksamili të përmbytet nga ujërat e zeza, duke i dhënë kështu një goditje të rëndë turizmit në pikun e tij.

Duke vlerësuar situatën e cila është vërtetë alarmante dhe me pasoja të rënda  për turizmin e qytezës së Ksamilit, ka nisur menjëherë një operacion anti- ndotje, ku janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura.

33 pjesëtarë të forcave të armatosura janë nisur nga Gjirokastra dhe nga Pashalimani për të asistuar në operacionin e pastrimit të ujërave të zeza.

Gjithashtu drejt brigjeve të Ksamilit janë nisur tre anije, një nga Saranda dhe një nga Porto Palermo.

Pjesë e operacionit për pastrimin e brigjeve të Ksamilit është bërë edhe anija anti- ndotje “Karaburuni”, pjesë e flotës së Pashalimanit.

Vetëm një vit më parë Bashkia e Sarandës rikonstruktoi sistemin e kanalizimeve, një investim që ka kushtuar miliona lekë.

Por cilësia e dobët e punimeve ka bërë që disa muaj më pas, Ksamili të përmbytet nga ujërat e zeza, duke i dhënë kështu një goditje të rëndë turizmit në pikun e tij

  1.  
  2.   

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

1 Koment

  1. Pingback: Ushtria pastron dhe dizifekton Ksamilin ? - ABN

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.