Twiter bllokon reklamat ruse

0

Russian Today (RT) dhe Sputnik, dy mediat shtetërore ruse, nuk do të kenë mundësi të reklamojnë në Twitter, rrjeti sodial ua bllokoi këtë mundësi pas përfshirjes në skandalin të ndërhyrjes në zgjedhjet në SHBA.
Sipas agjencisë së SHBA-së, këto media kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së vitin e kaluar.

Rrjeti social, Twitter doli në një deklaratë duke u shprehur se ndërhyrja në zgjedhje nuk është diçka që duam në Twitter.

“Ky vendim nuk ishte i lehtë dhe ne po e bëjmë këtë hap tani si pjesë të angazhimit tonë të vazhdueshëm për të ndihmuar në mbrojtjen e integritetit të përdoruesve në Twitter”, tha kompania.

Muajin e kaluar, Twitter tha se kishte pezulluar rreth 200 llogari të lidhura me Rusinë, pasi kishin hetuar përpjekjet propaganduese në lidhje me zgjedhjet e vitit të kaluar.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.