Turqia është e gatshme për të vazhduar çdo luftë të përbashkët kundër terrorizmit

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka theksuar se qeveria qendrore e Irakut me hapat e hedhura së fundmi ka pastruar pothuajse gjithë Irakun nga organizata terroriste DEASH, duke shtuar se Turqia është e gatshme për të vazhduar çdo luftë të përbashkët.

“Të gjithë ne i dimë shqetësimet në rajon. Kemi pasur bisedime të gjëra edhe mes delegacioneve, ku kemi vlerësuar hapat që mund të hedhim në proceset e mëpasshme në fushat politike, ushtarake, por edhe ato ekonomike, tregëtare dhe kulturore”, ka thënë Erdoğan pas takimit me kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi në rezidencën presidenciale në Ankara.

Duke vënë në dukje se nuk kanë ndryshuar qëndrimin kundër vendimit të Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut (ARK) për referendumin e paligjshëm dhe se që në fillim kanë qenë në favor të integritetit territorial në Irak, Erdoğan theksoi: “Edhe pas kësaj, ne do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Është e pamundur që ta pranojmë këtë, ku pavarsisht se herë pas here kemi bërë edhe paralajmërime, nuk ka pasur ndonjë zhvillim pozitiv për këtë dhe ne jemi detyruar të vendosim disa sanksione. Me hapat që kanë hedhur së bashku Turqia, Irani dhe Iraku, besoj se kemi ardhur në një pikë pozitive”.

Ndër të tjera, Erdoğan uroi rindërtimin e të gjitha rajoneve që kanë përjetuar rrënime në Irak.

“Edhe ne shpresojmë se do të japim mbështetjen tonë sipas mundësisë që kemi. Do të hedhim hapat e nevojshëm edhe për paqen dhe qetësinë e rajonit”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.