Turqi : Zhvillimi i një referendumi për pavarësinë e Kurdistanit irakian do të ketë pasoja

0

Turqia ka theksuar se zhvillimi i një referendumi për pavarësinë e Kurdistanit irakian që është parashikuar të mbahet në fund të shtatorit  do të kishte pasoja të mëdha dhe të paparashikueshme.

Referendumi ishte parashikuar të mbahej brenda 25 shtatorit, rajon ky i shtrirë në pjesën e veriu të Irakut. Kjo zonë prej vitit 1990 është një autonomi që është zgjeruar me kalimin e viteve.

Ministri i Jashtëm i Turqisë me anë të një komunikate për mediat deklaroi se :

“Këmbëngulja e zyrtarëve kurdë për të organizuar këtë referendum, pavarësisht të gjitha këshillave miqësore, do të ketë një çmim dhe një faturë që do e paguajnë dhe padiskutim do ketë një situatë pashmangshmërisht me pasoja të mëdha për ta”

Në komunikatën e bërë publike, ministria e Jashtme e Turqisë  ka përgëzuar votimin në parlamentin irakian për ti dalë kundër mbajtjes së referndumit në këtë zonë, që sipas autoriteteve turke ka një rëndësi të veçantë dhe qasja për referndum është krejtësisht e gabuar

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.