Turqi : Ndalohen 1200 persona në kuadër të luftës kundër terrorizmit

0

Policia turke vijon arrestimet masive të personave të akuzuar për terrorizëm. Vetëm gjatë javës së fundit, ministria e Brendshme ka raportuar për rreth arrestimin e 1256 njerëzve. Mediat e huaja raportojnë se 759 persona janë të dyshuar për lidhje me rrjetin e dyshuar të grushtit të shtetit të Fethullah Gulen.

Ndërkohë, 283 të arrestuar të tjerë dyshohet se kanë lidhje dhe janë bashkëpunëtorë të ISIS. Këta të fundit mësohet se kishin përgatitur një sulm në Stamboll, ku një motor dhe një makinë e ngarkuar me eksploziv u gjetën në një qendër tregtare në lagjen Bayrampasa. Gjithashtu, janë arrestuar dhe 199 persona të tjerë, gjatë opracioneve kundër PKK Kurde në territorin turk, ku ishin ‘neutralizuar’ 44 militantë, përfshi dhe 19 të vrarë.

Në pranga ranë edhe 15 militantë të dyshuar të grupeve të paligjshme të krahut të majtë. Që nga grushti i shtetit më 15 korrik 2016, janë arrestuar në Turqi më shumë se 50 mijë persona, si të lidhur me terrorizmin.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.