Tulin Önat ekspozitë në GKA

0

Ekspozita “QARK” e artistes turke Tulin Önat do të çelet këtë mërkurë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Kjo artiste vjen në në Tiranë në bashkëpunim me Institutin Junus Emre. Studiuesi i artit Ylli Drishti foli për frymën bashkëpunuese të Galerisë së Arteve me artistët e njohur te vendeve te ndryshme

Artistja turke Tulin Önat njihet për veprat dhe performancat e saj abstrake dhe ka marrё pjesё nё mё shumё se 200 ekspozita kolektive brenda e jashtё Turqisë, duke u vlerësuar me mjaft çmime ndёrkombёtare. Ajo ndihet e emocionuar

Para se të çelej kjo ekspozitë isha kurioze për vendin, dhe kur erdha këtu unë u lumturova. Unë kam një parim që nëse njerëzit nuk mund të vijnë të shohin veprat e tua, shko ti te njerëzit. Dhe kur e kam bërë këtë jam lumturuar nga mënyra si i presin. Pra edhe ardhja ime këtu më ka bërë të lumtur”, deklaroi Tulin Önat

E pranishme në ekspozitë ishte edhe kuratorja turke Beste Gürsu e cila foli për vlerën e veprave të Onat.

Mjeshtrja Onat njihet për format abstrakte, thellësinë e mesazheve të veprës dhe efektin e ngjyrave/ Gjithçka ajo bënë përforcohet nga punimet trepёrmasore tё veprave tё saj.”, deklaroi Beste Gürsu

Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri me datën 2 Tetor 2016, organizohet nёn kujdesin e ambasadës turke nё Tiranё dhe shoqatave kulturore të Stambollit.

Share.

About Author

Leave A Reply