Trump urdhëron mbylljen e Konsullatës Ruse në San Francisko

0

Administrata e Presidentit Trump urdhëroi Rusinë të mbyllë konsullatën e saj në San Francico, si dhe pakësimin e personelit në ambasadën e Rusisë në Uashington dhe në konsullatën e saj në New York.

Këto veprime erdhën si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë për zvogëlimin e stafit diplomatik të SHBA-së në Rusi muajin e kaluar.

Departameni Amerikan i shtetit tha se veprimet e SHBA ishin në përgjigje të reduktimit “të pajustifikuar dhe të dëmshëm”, në misionin e SHBA në Rusi.

Moska shkurtoi stafin diplomatik amerikan këtë vit si përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA, duke kërkuar një reduktim prej 755 vetash.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.