Trump urdhëroi Departamentin e Sigurisë Kombëtare të ashpërsojë masat e verifikimit dhe ndalimit

0

Donald Trump urdhëroi Departamentin e Sigurisë Kombëtare të ashpërsojë masat e verifikimit dhe ndalimit pas sulmit vdekjeprurës të një ditë më parë në New York.

“Ajo e Manhattan-it duket si një tjetër goditje e një individi të sëmurë e me çrregullime të thella”, shkroi presidenti amerikan në Twitter.

Nuk duhet të lejojmë që ISIS të kthehet apo të hyjë në vendin tonë pasi e kemi mposhtur ne lindjen e mesme dhe gjetkë. Mjaft më, thuhej në një tjetër mesazh të tij.

Atentatori i Manhattan-it kishte thirrur më të madhe “Allahu Ekber” ndërsa e drejtonte kamionin në një korsi biçikletash ku shtypi çiklistë e këmbësorë, jo larg qendrës përkujtimore të dy kullave binjake. Pas kësaj 29-vjeçari Sayfullo Habibullaevic Saipov, rezident uzbek në Tampa të Floridas, e vazhdoi ecjen deri në përplasjen me një autobus shkolle.

Aty zbriti nga mjeti e kërcënonte kalimtarët në rrugë me një arme, që rezultoi të ishte lodër. 8 persona humbën jetën në aktin e cilësuar si terrorist dhe 15 të tjerë u plagosen. Pesë prej viktimave ishin argjentinas, shokë të vjetër shkollë që po ritakoheshin pas shumë vitesh, dhe një belg.

Foto të flamujve të ISIS-it u gjetën në kamionin e tij si dhe shënime të shkuara me dorë ku zotohej për aleancë ndaj grupit ekstremist. Saipov kishte mbërritur në Shtetet e Bashkuara në 2010-tën. Ai që përshkruhej si “shoferi miqësor uzbek” kishte më vete një kartë identifikimi të lëshuar në Florida, por në pjesën më të madhe të kohës kishte jetuar në New Jersey dhe drejtonte dy kompani kamionësh në Ohio.

Policia tani po kontrollon vendin në New Jersi ku ai mori me qira kamionçinën e bardhë të përdorur për sulmin e ku mendohet se mund të ketë lënë mjetin e vet. Guvernatori i New Yorku-t Andrew Cuomo, e cilësoi sulmin si veprim të një “ujku të vetmuar”, duke theksuar se nuk ka dëshmi që ai mund të ishte pjesë e ndonjë komploti më të gjerë.

Autoritetet thanë se 6 veta humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë vdiqën më pas nga pasojat e plagëve. Të paktën 15 veta janë dërguar në spital me plagë të rënda e njëri prej tyre, një fëmijë, është në gjendje kritike për jetën.

Automjetet janë arma më e fundit e përdorur në sulmet e terrorit në vendet perëndimore këto vitet e fundit, përfshirë incidentet vdekjeprurëse në Londër, Nisë e Berlin.

Të paktën 8 persona kanë vdekur, pasi një kamion u drejtua drejt një zone më çiklistë dhe këmbësorë, në Manhattan të Nju Jorkut. Ngjarja po konsiderohet nga Byroja Federale e Hetimit si një sulm terrrorist, kjo edhe për shkak se agresori ka thirrur “Allahu Akbar” gjatë veprimeve të tij.

Drejtuesi i mjetit besohet se ka qenë duke ecur në drejtim të gabuar, në kundërvajtje në pjesën West Side Highway, ku edhe shtypi për vdekje çiklistët.

Më pas ai ka dalë nga mjeti dhe kërcënoi me një armë në dorë, duke detyruar policët e gjendur aty pranë të nxirrnin armët e tyre dhe të qëllonin. Agresori thuhet të jetë gjallë dhe është arrestuar, por është i plagosur.

Këngëtari Josh Groban shkroi në “Twitter” se kishte dëgjuar të shtëna me armë, teksa shëtiste me qenin e tij. “Oh Zot, sapo dëgjova të shtëna armësh. Nisa menjëherë të vrapoj me qenin tim”, është mesazhi i tij.

CNN citon burime nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut, që thonë se të paktën 8 persona dyshohen të vdekur. Ndërkohë, të paktën një oficer është qëlluar me armë dhe është plagosur lehtë, ndërsa gjendja e të plagosurve të tjerë ende nuk dihet.

Shumë vetë nisën të vraponin për të gjetur vendstrehime të sigurta, teksa shihnin kamionin të ecte në drejtim të këmbësorëve, pasi doli nga rruga.

Kalimtarë të rastit janë parë t’u ofrojnë ndihmën e shpejtë deri në mbërritjen e autoambulancave, ndërsa brenda shumë pak minutash nga raportimi i ngjarjes, një numër i madh forcash policore dhe zjarrfikësish u gjendën në vendngjarje. 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.