Trump paralajmëron Korenë e Veriut

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se “strategjia e durimit” përballë Koresë së Veriut ka dështuar dhe tashmë është koha për një “përgjigje vendimtare”.

“Së bashku jemi duke u përballur me kërcënimin nga një regjim brutal”, u shpreh Trump  gjatë një konference për mediat me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Ndërkohë presidenti amerikan i ka bërë thirrje Koresë së Veriut që të zgjedh një rrugë tjetër, më të mirë dhe këtë gjë ta bëjë sa më shpejt
.
“Koha e një strategjie durimi me regjimin e  Koresë së Veriut  ka dështuar për shumë vite”, tha Trump duke folur nga Shtëpia e Bardhë, si dhe shtoi se tashmë durimi ka mbaruar.

Nga ana tjetër, udhëheqës amerikan në Washington, kanë thënë se janë duke bashkëpunuar ngushtë me Korenë e Jugut dhe Japoninë, si dhe partnerët e tyre në të gjithë botën, në rang masash diplomatike dhe ekonomike për të mbrojtur aleatët dhe qytetarët nga kërcënimi i njohur si Koreja e Veriut.

Tensionet në gadishullin korean janë rritur prej disa muajsh tashmë, si pasojë e testeve të raketave të zhvilluara nga Koreja e Veriut. Ndërkohë në këtë gadishull, si pasojë e tensioneve, SHBA-të kanë rritur prezencën e tyre ushtarake.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.