Tre arrestime të reja për 220 ha në Karaburun

0

Në vazhdën e arrestimeve dhe ndalimeve për falsifikimin e 220 ha tokë në Karaburun, të cilat u sekuestruan nga shteti, dje pasdite policia ka ndaluar pronarin e saj, Rajmond Mezin dhe dy zyrtare: Përgjegjësen e arshivës të Gjykatës Vlorë dhe ish-nëpunësen e Hipotekës Vlorë.

Prokuroria e Vlorës njoftoi se “në vijim te hetimeve qe jane duke u zhvilluar nga ana e Prokurorise  Vlore, ne baze te cilit u sekuestruan 220 ha truall ne Karaburun, mbi bazen e urdhrave te ndalimit te nxjerre nga ana e Prokurorise, mbremjen e djeshme, ne date 01.06.2016 jane ndaluar shtetasit :

Blerina Dhrami, ish-nepunese e ZVRPP Vlore. (aktualisht me funksion avokate ne qytetin e Vlores

Rajmond Mezi, personi ne emer te te cilit eshte regjistruar prona.

Donika Besimaj, me detyre pergjegjese e arshives prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore.

Personat e mesiperm jane ndaluar si te dyshuar per kryerjen e veprave penale te “Falsifikimi i dokumentave” e kryer me shume se nje here, ne bashkepunim, “Shperdorim detyre”, “Pastrimi i produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”, vepra penale te parashikuara nga nenet 186/2, 248, 287 te Kodit Penal.

Ndërkohë, dje janë arrestuar edhe avokati Enkes Hysendhima dhe noterja Belona Seraj e shpallur në kërkim biznesmeni P.P. nga Vlora.

Sipas Prokurorisë së Vlorës, “ka rezultuar se prona me sipërfaqe 220 hektarë në Shën Vasil, Karaburun, fillimisht është regjistruar në emrin e shtetasi Rajmond Mezi. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se dokumentacioni që ka shërbyer për njohjen, kthimin dhe më pas regjistrimin e kësaj prone, është i falsifikuar. Konkretisht, rezulton se është fallsifikuar dokumenti datë 13/05/1943, në bazë të të cilës figuron si pronar shtetasi Jakup Mezi. Ky dokument i fallsifikuar është paraqitur me pas në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, gjatë shqyrtimit gjyqësor për njohjen e pronësisë trashëgimtarit Rajmond Nezi.”

KRONOLOGJIA, ARRESTIMET E PARA

Policia e Vlorës, pas arrestimit të një notereje dhe një avokati, ka shpallur në kërkim dhe një biznesmen nga Vlora me iniciale P.P. për falsifikimin e dokumentave të 220 ha tokë në Karaburun.

Policia njoftoi të mërkurrën, më 1 qershor, se pas një hetimi  prej 3 muajsh dhe në vijim të sekuestros që u bë për 220 ha tokë në Gadishullin e Karaburunit, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë bërë arrestimin e 2 shtetasve si dhe shpalljen në kërkim të 1 tjetri për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.

Janë arrestuar në flagrancë Enkes Hysendhima, 35 vjeç, banues në Orikum, me profesion “avokat” dhe Belona Seraj, 29 vjeç, banuese në Vlorë, me profesion “notere”.

Shpallet në kërkim P. P., 52 vjeç, banues në Vlorë “biznesmen”. Sipas shqiptarja.com, biznesmeni quhet Pëllumb Petriti.

Policia theksoi se në bazë të këtij hetimi të përbashkët, duke filluar me sekuestrimin të kësaj sipërfaqe të gjërë toke, janë ushtruar kontrolle nëpër banesat dhe zyrat e këtyre shtetasve dhe janë gjetur gjurmë dhe prova të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.

SEKUESTRIMI I TOKES

Prokuroria e Vlorës ka vendosur më 31 qershor 2016  nën sekuestro 220 hektarë tokë në zonën e Karaburunit, vlera e të cilës përllogaritet sipas çmimeve zyrtare në rreth 100 (njëqind) milionë euro, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumenteve të falsifikuar.

Prokuroria e Vlorës ka nisur kryesisht hetimin dhe më tej i janë bashkuar edhe kallëzimet e dy shtetasve, të cilët pretendojnë pronësinë në një pjesë të kësaj hapësire. Pas veprimeve procedurale, Prokuroria mori lejen e gjykatës për të vendosur nën sekuestro preventive të gjithë sipërfaqen e tokës, e cila është regjistruar në Hipotekën e Vlorës, bazuar në një seri dokumentesh të falsifikuar.

Në bazë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit të Njësisë Task-Forcë së Prokurorisë së Vlorës, ka rezultuar se prona me sipërfaqe 220 hektarë në Shën Vasil, Karaburun, fillimisht është regjistruar në emrin e shtetasi Rajmond Mezi.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se dokumentacioni që ka shërbyer për njohjen, kthimin dhe më pas regjistrimin e kësaj prone, është i falsifikuar. Konkretisht, rezulton se është fallsifikuar dokumenti datë 13/05/1943, në bazë të të cilës figuron si pronar shtetasi Jakup Mezi.

Ky dokument i fallsifikuar është paraqitur me pas në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, gjatë shqyrtimit gjyqësor për njohjen e pronësisë trashëgimtarit Rajmond Nezi.

Po kështu, nga hetimet rezulton e provuar se vendimi nr. 100, datë 19/04/1994 ish-KKKP-së Bashkia e Qytetit Vlorë, i paraqitur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, është i falsifikuar.

Gjithashtu nga hetimet rezulton se edhe vendimi gjyqësor civil nr. 1360, datë 29/12/2000 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, përmes të cilit është kthyer fizikisht sipërfaqja e pronës prej 220 ha, është i falsifikuar.

Kjo është e provuar pasi, nga të dhënat e deritanishme, është provuar se e gjithë dosja që i përket këtij vendimi gjyqësor është fallsifikuar dhe më pas është regjistruar ne indeksin e vendimeve gjyqësore dhe bërë pjesë e arkivit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në kundërshtim të plotë me ligjin.

Nga hetimet e kryera, është provuar se pasuria e mësipërme, është regjistruar në regjistrin hipotekor datë 12/10/2012, me përshkrimin “Një sipërfaqe kullotë prej 220 ha, në vendin Karaburun sipas kufinjëve”, në emër të shtetasit Rajmond Mezi.

Pas regjistrimit të kësaj pasurie, ajo është ndarë në dy pasuri të tjera, me sipërfaqe prej 130 ha dhe 90 ha. Më tej, mbi këto pasuri janë kryer transaksione të ndryshme, duke u tjetërsuar tek persona të tjerë dhe veprimet e tjetërsimit të kësaj pasurie janë pasqyruar më pas edhe ne regjistrat e ZVRPP Vlorë, veprime të cilat janë kryer me qëllim fshehjen e origjinës së pasurisë së mësipërme.

Lidhur me sa më sipër, deri në këtë fazë të hetimit, ndodhen nën hetim disa persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Shpërdorim detyre”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.