Tottenham ka humbur me rezultatin minimal 1-0

0

Tottenham ka humbur me rezultatin minimal 1-0, sot në transfertën ndaj West Ham, me një gol të shënuar nga Lanzini, në minutën e 65-të.

Kjo është humbja më e hidhur për ekipin e Pochettinos, pasi, bashkë me ndeshjen, Tottenham humbi edhe shpresat për të fituar titullin kampion të Premiere League.

Spurs-at ndodhen në vendin e dytë, me katër pikë më pak se Chelsea kryesues, por tani ekipi i Contes ka një ndeshje më shumë për të luajtur dhe në katër takimet e mbetura do t’i mjaftojë të marrë vetëm pesë pikë për t’u shpallur kampionë të Anglisë.

Blutë e Londrës do të presin të hënën në mbrëmje, Middlesbrough, ku do të kenë mundësinë të thellojnë me shtatë pikë diferencën ndaj Tottenham.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.