“Tirona Fanatics”, tifo-grup nuk do të jetë në derbin me Partizanin

0

“Tirona Fanatics”, tifo-grupi më i madh i organizuar i bardhebluve i qëndron besnik bojkotit të nisur. Pavarësisht ftesës së bërë nga drejtuesit e klubit bardheblu të hënën për t’iu gjendur pranë skuadrës në derbin me Partizanin, “Tirona Fanatics” nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare në facebook konfirmojnë se nuk do të jenë të premten në “Selman Stermasi”. Sipas tyre ata do të vazhdojnë bojkotin sepse nuk mund të bëhen bashkëfajtorë me drejtuesit e paaftë në shkatërrimin e klubit 24 herë kampion të vendit.

“Tirona Fanatics” akuzon drejtëpërdrejtë presidentin Refik Halili për atë që e cilësojnë keqmenaxhimin e klubit duke theksuar se aktualisht skuadra po lufton për mbijetesë ashtu si tre sezone më parë. Një tjetër çështje që ndan tifozët bardheblu nga presidenti është edhe ajo e stadiumit “Selman Stermasi” ku sipas tyre u lejua të luante ndeshjet e shtëpisë Partizani, ndërsa “Tirona Fanatics” thekson se presidenti nuk ka bërë transparancë për situatën e borxheve.

Deklarata e plotë e “Tirona Fanatics”

Klubi i Futbollit Tirana, në mënyrë të paturp, bën thirrje për pjesëmarrje të tifozëve në ndeshjen e rradhës ndaj të kuqve.
Ish-presidenti dhe shpura e tij pasi shkatërruan çdo gjë të shenjtë që kishte Sport Klub Tirona, duke e kthyer atë në karikaturën që është sot, kërkojnë që bashkfajtorë për këtë të bëjnë edhe tifozët. Që në marrjen e presidencës Refik Halili tregoi se, edhe pse ndoshta me dëshirën e mirë për të ndërtuar diçka, ishte komplet i paaftë për të qenë president i një klubi futbolli, e aq më tepër i Tironës. Që në vitin e tij të parë si drejtues i vetëm filloi seria e premtimeve boshe, ose mashtrimeve.

Borxhet e klubit ju adresuan drejtuesve të mëparshëm të tij dhe u premtua larja shumë e shpejtë e tyre. Kjo jo vetëm që nuk ndodhi kurrë, por borxhet vazhduan të shtoheshin sa më tepër kohë kalonte. Çdo kërkesë e tifozëve dhe mediave për transparencë kaloi me një: “shumë shpejt”. Edhe sot e kësaj dite asnjë fakt nuk është publikuar, që se paku diskutimet të bëheshin mbi baza reale dhe jo mbi hamendësime.

Por me sa duket Refik Halili nuk pranon fare diskutime. Kush diskuton është dashakeq. Kush nuk beson se KF Tirana “po ha me lugë floriri” ështe dashakeq. Kush flet mbi mundesinë e rënies nga kategoria është dashakeq. Kush nuk e pranon se KF Tirana është një superfuqi sportive dhe një klub modern model është dashakeq. Me ç’duket mendësia e kuqe ka zënë rrënjë në klubin dikur simbol të rezistencës ndaj të kuqes.

Por borxhet janë vetëm një pjesë e vogël e mozaikut. Drejtuesit e paaftë, merkatot boshe, rreziku i rënies nga kategoria në sezonin 2013-2014 (dhe tre vite më vonë e njëjta situatë), dënimet nga UEFA ishin të gjitha ndodhi të epokës Halili. Se fundmi i’u vu vula edhe përdhosjes së historisë të Tironës me pranimin e marrëveshjes për stadiumin me morrat.
Prandaj ne nuk do të jemi ne stadium të premten!
Të shkosh në stadium do të thotë të pranosh bashkëfajsinë

Publikohen çmimet e biletave për derbin

Tirana publikon listën me çmimet e biletave për derbin e katërt sezonal që do të luhet në stadiumin “Selman Stermasi”. Sipas komunikatës së klubit bardheblu, biletat do të dalin në shitje duke nisur që nga ora 10:00 e paradites së të mërkurës duke bërë thirrje që tifozët ta mbështesin skuadrën e tyre në këtë sfidë delikate. Në njoftim theksohet gjithashtu se pjesët e vetme të stadiumit për tifozët miq janë sektorët B dhe C.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.