Tiranë : Policia kap hajdutin e makinave me pult në dorë

0

Një djalë i ri është vënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi dyshohet se grabiste makinat me një pult i cili nuk lejonte mbylljen e tyre. Shoferët iknin të qetë pasi kujtonin se e ishin të sigurt makinën, pa e ditur se nga distanca “hajduti” ua kishte vënë syrin dhe kishte aktivizuar pultin.

Burimet e Policisë bënë me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi i quajtur Blenard M., 24 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ky shtetas, në rrugën “Ali Demi”, është konstatuar me një pult në dorë, i cili nuk lejon që të mbyllen mjetet dhe më pas nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

Ai akuzohet për veprat penale parashikuar nga Nenet 142 dhe 242 të Kodit Penal.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.