Tiranë : Përmirësëohet sinjalistika në Kombinat

0

Siguria në rrugë është një ndër çështjet që kërkon më shumë vëmendje, për shkak se lidhet direkt me jetën e qytetarëve.

Bashkia e Tiranës vijon punën, jo vetëm sa i takon shtrimit me asfalt dhe ndërtimit të trotuareve, por edhe plotësimit me të sinjalistikën e nevojshme për të rritur sigurinë e drejtuesve të automjeteve dhe të këmbësorëve.

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës ka zgjedhur orët e mbrëmjes për të mos penguar qarkullimin e automjeteve për të vendosur sinjalistikë të re për ndarje korsesh në hyrje të Kombinatit, zonë ku kanë qenë jo të pakta rastet e aksidenteve.

Gjithashtu, është punuar për vijëzimet e bardha, të cilat pritet të sjellin një ndërgjegjësim edhe më të madh tek qytetarët për respektimin e sinjalistikës rrugore që rrjedhimisht do të thotë kujdesje për sigurinë në rrugë dhe për t’i mbrojtur ata nga akisidentet.

Share.

About Author

Leave A Reply