Tiranë : Nis heqja e lejeve të ushtrimit të aktivitetit tè bizneseve që nuk respektojnë kriteret e lejeve mjedisore

0

Nis heqja e lejeve të ushtrimit të aktivitetit tè bizneseve në kryeqytet që nuk kanë respektuar kriteret e lejeve mjedisore. Inspektoriati i Mjedisit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, ishin sot në disa nga pikat e grumbullimit të skrapit në kryeqytet, mes zonave të banuara për të cilat ka patur edhe ankesa nga qytetarët në Portalin “Bashkëqeverisja me qytetarët”. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku morçn pjesë në fillimin e këtij aksioni qç do të vijojë në Tiranë.

“Kemi nisur këtë aksion me institucionet tona të mbrojtjes së mjedisit dhe Bashkinë Tiranë, për t’i dhënë zgjidhje një prej problematikave më të mëdha të qyteteve tona, atë të përpunimit të mbetjeve urbane, në mes të zonave të banuara. Kjo histori duhet te marre fund. Nuk mund dhe nuk duhet me te funksionojne ne mes te zonave te banuara, jashte te gjitha rregullave, të tilla biznese qe emetojne gazera te demshme duke shkaktuar ndotje mjedisore. Ndotja mjedisore do te nise te trajtohet duke u perpjekur te rekuperojme, ato deme te shkaktuara ne 27 vite tranzicion. Mjedisi nuk do te tolerohet me te demtohet, duke demtuar shendetin e qytetareve”, u shpreh ministri Klosi.

Aksioni do të vijojë, bashkë me Bashkinë Tiranë edhe në subjekte të tjera, sikundër edhe në qytete te tjera te vendit. Inkurajoj dhe nxis qytetaret qe te denoncojne prane Portalit “Bashkëqeverisja me qytetarët” çdo shqetesim, çdo krim mjedisor sepse koha është t’u kthejme qytetareve mjedisin e shendetshçm. I siguroj se çdo denoncim i tyre, do të adresohet”.

Nenkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku deklaroi se ne bashkëpunim meinistrinë e Turizmit dhe Mjedisit, po marrin zgjidhje ankesa te shumta të qytetarëve, për zhvillimin e bisneseve pranë zonave të banuara. Mazniku deklaroi se këto pamje, as estetike dhe me pasoja nç rritjen e ndotjes mjedisore nuk mund dhe nuk do të jenë më pjesë e një kryqyteti qç po zhvillohet me shpejtësi.

Aksioni i përbashkët i Ministrisç sç Turizmit dhe Mjedisit me Bashkinë Tiranë, nisi nga pika mç e madhe e grumbullimit tê makinave tç vjetra nç mes tç lagjes më tç madhe tç njesise administrative nr 6 në kryeqytet. Ministri Klosi deklaroi se e njëjta procedure e revokimit të lejeve do të vijojë në të gjithë Shqipërinë, për çdo biznes, i madh apo i vogël qoftë, qê ndot mjedisin.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.