Tiranë : Ndalohet për përndjekje ndaj të miturës

0

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë pasi akuzohet se ndiqte një vajzë të mitur.

Klauden Muçogllava, 26 vjeç, banues në Tiranë, sipas policisë, prej dy javësh ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme të miturën G.M., 16 vjeçe dhe gjatë përballjes me policinë në banesën e 16-vjeçares ka kundërshtuar dhe goditur me mjete të forta policin me inicialet  A.T., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 29 gramë kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja”, “Kundërshtimi i punonjësit të Rendit Publik” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Përndjek shtetasen e mitur dhe kundërshton punonjësin e policisë.

Arrestohet 26 vjeçari nga Policia.

Gjatë kontrollit fizik i gjendet dhe lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë, arrestuan shtetasin :

– Klauden Muçogllava, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është kryer, pasi prej dy javësh ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen e mitur G.M., 16 vjeçe dhe gjatë përballjes me policinë në banesën e kësaj shtetaseje ka kundërshtuar dhe goditur me mjete të forta punonjësin e policisë, shtetasin A.T., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 29 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja”, “Kundërshtimi i punonjësit të Rendit Publik” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 121/a, 236 dhe 283 të Kodit Penal.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.