Tiranë : Ndalohen katër persona që vinin makinat për skrap

0

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit “Skrapi” pasi akuzohen për vjedhjen e disa automjeteve. Në prangat e policisë kanë rënë Mariglen Deva, 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, Denis Baroka, 29 vjeç, banues në Fushë Krujë, Fatbardh Krova, 30 vjeç, banues në Tiranë, Bledar Gjoka, 38 vjeç, banues në Fushë Krujë si dhe janë proceduar në gjendje të lirë B. Sh., 54 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe A. H., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Sipas policisë, Mariglen Deva, në Rrugën “At Zef Pëllumbi”, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke tentuar të vidhte automjetin e markës “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit B. M. Në afërsi është konstatuar një automjet i markës “Opel”, ku brenda po qëndronin tre shtetasit e tjerë të cilët janë arrestuar nga shërbimet e policisë.

Në videon e shpërndarë nga policia duket momenti i shoqërimit në Policinë e Tiranës i katër të rinjve.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e sipërpërmendur, vinin në Tiranë duke përdorur automjetin e markës “Opel Corsa”, më pas bënin shënjestrimin e automjetit, i thyenin xhamin e pasëm dhe duke bërë zëvedësimin e çentralinës bënin ndezjen e automjetit. Automjetet që vidhnin i shisnin në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H, përkundrejt shumave monetare nga 500 deri në 1000 euro.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kaçavidë, një palë doreza, një orë dore e marrë në automjetin e markës “Mercedes Benz” si dhe pesë aparate telefonik të markave të ndryshme

Nga kontrollet e kryera në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H., janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale,

– Katër dyer automjeti të markës “Mercedes Benz”,

– Dy sinjale automjeti të markës “Mercedes Benz”,

– Dy amplifikator automjeti të markës “BME”,

– Një difirencial automjeti i markës “Mercedes Benz”,

– Një grup timoni automjeti i markës “Mercedes Benz”,

– Një grup timoni automjeti i markës “BME”,

– Pjesë të ndryshme nga një automjet i markës “Volksëagen”.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 287/b, të Kodit Penal.

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.