Për herë të parë në Tiranë, mban punimet Kongresi i Internacionales së të Rinjve Socialistë

0

Në Tiranë , për herë të parë, mban  punimet Kongresi i Internacionales së të Rinjve Socialistë. Në të marrin pjesë 230 të rij delegatë nga të gjitha vendet e botës.

Kongresin e përshëndeti kryetari i Partisë Socialiste z.Rama dhe kryetari i Lëvizjes socialiste për Integrim z. Meta

Rama: Dua të filloj me një citim të një aktivisti amerikan i cili tha: “Ai që mendon se është i vogël për të bërë një dallim asnjëhëerë nuk është pickuar nga një mushkonjë”.

Unë vërtet besoj se kushdo mund të bëjë një diferencë pavarësisht nga përmasa dhe vendi ku ndodhet, por është e sigurt se politika është mjeti më i mirë për të sjellë diferencat dhe për të bashkuar forcat. Unë besoj se organizata rinore janë jetësore përsa i përket politikës dhe për përpjekejt e cdo komuniteti që shoqëria të ndryshojë.

Shqipëria është një vend që kur vini njëherë do të dëshironi të ktheheni sërish. Shqipëria ka probleme por ka edhe sekrete, Nuk është asnjëherë e mërzitshme. Duke ardhur këtu dhe duke zhvilluar kongresin tuaj ju po na ndihmoni të rinjtë tanë që të mendojnë si të forcohen.

Ilir Meta: Kongresi në Tiranë ka qenë ëndrra ime 23 vjet më parë dhe sot është një ëndër që bëhet realitet. Jeni një komunitet me të rinjë që punoni për drejtësinë sociale. Këto parime kërcënohen nga sfidat që refuzohen nga injoranca dhe kjo gjë është në një rrezik të madh. Disa vende përballen me këto sfida.

Kongresi i Internacionales së të Rinjve Socialistë, do të zhvillohet gjatë datave 25-28 shkurt, me temë “Ndërtojmë paqen, të ndryshojmë sistemin”. Në këtë kongres do të marrin pjesë mbi 81 organizata nga 55 vende të ndryshme të botës dhe mbi 230 delegatë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.