Tiranë : Makina merr flakë në ecje e sipër

0

Një automjet ngjyrë e kuqe merr papritmas flakë në rrugë.

Ndodhemi në sheshin ‘Wilson’ në Tiranë ndërsa episodi ndodh në orën 14:20 minuta.

Tymi që del fillimisht nga automjeti në lëvizje bën që drejtuesi ta braktisë menjëherë dhe të largohet me shpejtësi. Më pas makina ndizet në flakë dhe persona të rastit njoftojnë zjarrfikësen për situatën në fjalë.

Në vendin e ngjarjes janë edhe disa oficerë Police të cilët përpiqet gjatë gjithë kohës që ti hedhin kova me ujë makinës, në mënyrë që flakët të mos përhapen. Gjithashtu edhe qytetarët kanë hedhur kova me ujë. Shkak i flakëve dyshohet se është një defekt teknik. Nga flakët nuk ka asnjë person të lënduar dhe me mbërritjen e zjarrfikëses, situata u normalizua.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.