Tiranë : Këshilli Bashkiak pritet të miratojë listën e dëmshpërblimeve të fatkeqësive

0

Një nga vendimet pozitive të mbledhjes së këshillit Bashkiak, i cili do të mblidhet këtë të mërkurë, është dhënia e ndihmës financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi të ndryshme për disa nga familjet që banojnë në territorin nën juridiksionin e Bashkisë Tiranë.

Sipas projektvendimit, familje të cilat kanë pësuar humbje apo dëmtim të pronës  si pasojë e përmbytjeve nga reshjet apo nga rënia e zjarrit, pritet që të përfitojnë ndihmë të drejtpërdrejtë.

Përfitues janë jo vetëm familjet të cilat jetojnë brenda vijës së verdhë të qytetit, por edhe në njësitë e reja administrative (ish-komuna) që i janë bashkuar sëfundmi kryeqytetit, të cilat me ndarjen e vjetër administrative nuk do të kishin asnjë mundësi që t’u shkonin në ndihmë qytetarëve. Më konkretisht do të përfitojmë ndihmë familjet që kanë pësuar dëme si pasojë fatkeqësive natyrore, në Nr.1, Nr.3, Nr.6, Nr.7, Nr.8, Kashar dhe Ndroq.

Sipas relacionit, në të gjitha rastet propozimi ka ardhur pas shqyrtimit të dokumentacionit të nevojshëm dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara, nga njësitë administrative, Drejtoria e Emergjencave Civile, Këshilli i Qarkut.

Znj. Florije Xhelal Toromani / Elvira Kozma Hazisllari 704.886 (shtatëqind e katër mijë e tetëqind e tetëdhjetë e gjashtë) lekë.

z.Elmaz Duraku                  940.080 (nëntëqind e dyzet mijë e tetëdhjetë) lekë.

z. Hazis Daci                     483.500 (katërqind e tetëdhjetë e tre mijë e pesëqind) lekë. 

z. Ylli Asllani                     1.000.000 (një milion) lekë.

znj. Mynevere Muça        365.874 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë

z. Muharrem Ferhati         875.430 ( tetëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e katërqind e tridhjetë) lekë.

z. Ligor Kushe                  562.953 (pesëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e tre) lekë

znj. Silvana Bineri             1.000.000 (një milion qind e njëzet e nëntë mijë) lekë.

z. Skënder Jaho               488.953 (katërqind e tetëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e tre) lekë.

z. Mersin Ademi              1.208.927 (një milion e dyqind e tetë mijë e nëntëqind e njëzet e shtatë) lekë.

z. Gëzim Sulaj                 1.000.000 (një milion) lekë.

z. Agron Ramku              716.703 (shtatëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tre) lekë.

z. Xhezmi Braho              1.000.000 (një milion) lekë.

z. Lorenc  Tabaku            295.000 (dyqind e nëntëdhjetë e pesë mijë )lekë

z. Alban Bedulla              255.000 (dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë ) lekë

z. Ramiz Myrta                 210.000 (dyqind e dhjetë mijë) lekë

z. Dëshir Rexhep Murati       110.000 (njëqind e dhjetë mijë) lekë

z. Saimir Skënder Bedulla      280.000 (dyqind e tetëdhjetë mijë) lekë

z. Rogert Domi                 743.500 (shtatëqind e dyzet e tre mijë e pesëqind ) lekë

znj. Lirjana Zenunllari        270.000 (dyqind e shtatëdhjetë mijë) lekë

z. Zaim Osmanai               70.500 (shtatëdhjetë mijë e pesëqind) lekë 

znj. Valdete Hykollari       259.000 (dyqind e pesëdhjetë e nëntë mijë) lekë

z. Ferid Domi                   145.000 ( njëqind e dyzet e pesë mijë )lekë

z. Ahmet Elez                   395.000 ( treqind e nëntëdhjetë e pesë mijë) lekë

znj. Brikena Adem Fetai         275.500 (dyqind e shtatëdhjetë e pesëmijë) lekë

z. Ylli Shefqet Sula               1.000.000 (një milion) lekë

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.