Tiranë : Kapet një nga autorët e dyshuar të atentatit të sotëm ndaj Tefik Hykës

0

Një bizesmen është ekzueutuar paraditen e sotme pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi” në Tiranë.

Viktima është shtetasi Tefik Hyka, 48 vjeç, ish-pronar i fabrikës së tullave në Vorë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Biznesmeni është ekzekutuar me një plumb në kokë.

Autorët kanë qenë më shumë se një, pasi ndaj viktimës është qëlluar me pistoletë me silenciator dhe një kallashnikov.

Pasi kanë kryer vrasjen, autorët janë larguar me një motorr në rrugicat e lagjes. Një prej tyre ka rënë në prangat e policisë.

Shqiptarja.com e Report Tv sigurojnë videon nga vendgjarja, vetëm pak minuta pasi ndodhi ekzekutimi, ndersa nderton dinamiken e ngjarjes dhe historine e krimit qe fshihet pas emrit te biznesmenit.

Rreth orës 10:40 minuta në në Polici është marrë një telefonatë ku lajmërohej një vrasje pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’.
Policia pasi mbërriti në vendngjarje identifikon viktimën si Tefik Hyka, ndërsa i plagosur ka mbetur një person ende i paidentifikuar.
Nga të dhënat paraprake mësohet se Tefik Hyka ëhstë qëlluar pak pasi ka pirë një kafe në një bar aty pranë stadiumit. Pasi është çuar nga kafeneja duke ecur në drejtim të makinës, dy persona i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me pistoletë e kallashnikov.  Hyka ka humbur menjëherë jetën në vend, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi me motorr.

Por arratia e njërit prej tyre nuk ka zgjatur shumë. Në rrugicat e Komunës së Parisit, një prej personave teksa tentonte të largohej me shpejtësi është kapur nga efektivët e policisë. Ndërkaq, policia është vënë në ndjekje të personit të dytë.

Por ndërsa vetëm pak minuta janë shënuar nga vrasja, Tefik Hyka, hetuesit kanë një pistë hetimi.

Ne vitin 1995 Tefik Hyka u perfshi ne vrasjen e te fortit te Shijakut Dritan Avdyly. Njeriu i Hykes nje person nga ‘4 Rruget e Shijakut’ futi ne kurth Dritan Avdylin i cili u vra nga vrasesi me pagese Durim Kusi. Kjo ngjatje do te pasohej nga nje seri vrasjes. Njeriu qe coi ne prite Dritan Avdylin do te eleminohej ne mes te Shijakut nga djali xhaxhait te Dritan Avdylit. Ndersa disa vite me pas Durim Kusi do te eleminohej ne tirane nga djali tjeter i xhaxhait te Dritan Avdylit.

lokali i ekzekutimit te tefik hyka

lokali i ekszlokali i ekzekutimittavolinakrimikrim4krim3krim2krim1krim2krimi

 

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.