Tiranë : Kapet një i dënuar i shpallur në kërkim

0

Një 39-vjeçar i dënuar me 8 vite burg është arrestuar nga policia e kryeqytetit.

Policia sqaron se “në pranga u vu shtetasi Florjan Qafa 39 vjeç i dënuar më parë për penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhërin e datës 14.07.2016, të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.”

Arrestimi i Florjan Qafës u bë në kuadër të operacionit të koduar “Star” nga specialistët për Hetimin e Krimit në  Komisariatin e Policisë Nr 1, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.