Tiranë : Dy persona me rrezikshmëri të lartë, janë arrestuar nga Policia

0

Dy persona me rrezikshmëri të lartë, janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi lëviznin të armatosur në kryeqytet. Bëhet fjalë për Almir Ismailin 41 vjeç dhe Roland Domin 44 vjeç.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se kanë marrë informacion për dy persona që lëviznin të armatosur. Roland Domi dhe Almir Ismaili qarkullonin në Tiranë me një automjet tip Audi A8 të blinduar.

Në momentin kur Policia ka rrethuar makinën, Domi dhe Ismaili kanë hedhur pistoletat e markës SMITH & WESSON dhe TT. Gjatë operacionit “Revolverët” të dy janë vënë në pranga dhe do akuzohen për prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake.

Kush është 44 vjeçari  Roland Domi
44- vjeçari  Roland Domi është një emër i njohur për Policinë. Ai është arrestuar me parë për heqje të paligjshme të lirisë dhe për vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Edhe në vitin 2012 Domi është arrestuar po në autostradën Tiranë-Durrës për armëmbajtje pa leje. Në 17 maj të 2008-së Roland Domit i është bërë atentat në një parkim te rruga “Ali Demi”.

Domi ishte duke lëvizur me shokun e tij Çlirim Goroshjani, kur janë qëlluar me armë, por i mbijetuan atentatit.

Në këtë kohë u arrestua Elvis Gurra, i cili është dënuar me 20 vite burg për atentatin. Elvis Gurrën që tentoi ta vriste, Roland Domi e mbajti peng dhe akuzohet se tentoi ta vriste, por që u zbulua nga Policia në atë kohë.

Si i shpëtoi Domi ekstradimit në Itali në 2003
Gjithashtu Roland Domi i ka shpëtuar ekstradimit në Itali në vitin 2013. Domi akuzohej nga autoritetet e Xhenovas për krijimin e “Organizatës Kriminale”, ”Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Trafikimit të narkotikëve”. Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë që Report TV ka siguruar, Roland Domi nuk u ekstradua drejt Italisë, pasi kërkesa arriti me vonesë dhe nuk u respektuan afatet ligjore

Policia e Tiranës thotë se Roland Domi dhe Almir Ismaiili, të dy të arrestuar, janë persona me rrezikshmëri të lartë.

Njoftimi i policisë:
Më datë 25.08.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Revolverët”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Almir Ismaili, 41 vjeç, banues në Tiranë

– Roland Domi, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Në bazë të informacioneve që këta shtetas lëvznin me armë zjarri me vete është bërë organizimi i shërbimeve dhe ndalimi i tyre, të cilët lëviznin me një automjet të markës Audi A8 (i blinduar).

Nga kontrolli i ushtruar këtyre shtetasve i janë gjetur dhje sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri, pistoletë e markës SMITH & WESSON

– Një armë zjarri, pistoletë TT

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278/4 i Kodit Penal.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.