Tiranë, Braçe: Barbarë që s’e meritojnë qytetin e Tiranës

0

Barbare i ka konsideruar deputeti socialist Erion Braçe aktet e vandalizmit të kryera edhe sot nga opozita, e cila prej disa ditësh po kundërshton me dhunë projektin e ndërtimit të parkut të fëmijëve në Kodrat e Liqenit.

Duke postuar një video në faqen e tij në Facebook, ku duken protestues të opozitës duke tërhequr nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gardhin e mjetet e tjera të shkulura nga kantieri i ndërtimit të parkut, Braçe edhe një herë ka theksuar se këto janë veprime që tregojnë se ata që protestojnë për këtë çështje “dhe në këtë mënyrë nuk e meritojnë Tiranën.

 “Barbarët!! Në krye Kërriçi!!. Këta nuk e meritojnë këtë qytet. Besoj kush dje kishte dyshime tani është i qartë. Shihini!!”, – shkruajti Braçe në Facebook.

 Gjatë protestës së sotme të PD-së, protestuesit pasi goditën me mjete të ndryshme godinën e Bashkisë, duke shkaktuar ndotjen e mureve dhe dritareve të saj, marshuan drejt kodrave të Liqenit, ku dhunuan punimet dhe dëmtuan mjetet e firmës që po ndërton parkun e fëmijëve.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.