Tiranë : Bashkia fal detyrimet dhe gjobat

0

Të paktën 13.218 subjekteve në Tiranë u falen detyrimet si taksa, tarifa, kontribute dhe dënime në fushën doganore dhe tatimore.

Drejtori i përgjithshëm i Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës, Arlsi Naska shpjegon se kjo është e sanksionuar me një ligj të miratuar në mars të këtij viti.

“E para ishte faza që prek detyrimet tatimore të dhjetorit 2010 dhe më përpara, që konsistonte në faljen e të gjitha detyrimet tatimore dhe kamatat ligjore që vinin si pasojë e pagesës së këtyre detyrimeve jashtë afateve. Subjektet, persona fizikë ose SHPK, nuk kishin, në kuptimin e ligjit, asnjë detyrim në këtë periudhë. Mund të themi që këtë fazë sot e kemi të mbyllur”, sqaron Naska.

Kjo amnisti ka dhe një fazë të dytë që përfshin periudhën janar 2011-dhjetor 2014, por në këtë rast falen vetëm gjobat dhe kamtë/vonesat.

“Faza e dytë konsiston në faljen e gjobave dhe kamatë/vonesave që vijnë si rrjedhojë e detyrimit tatimor të shlyer me vonesë ose të mospaguar. Por kjo ka një kusht, që të përfitohet duhet që detyrimi tatimor të paguhet i plotë dhe afati për të përfituar është 31.12.2017. Periudha në janar 2015 dhe në vijim do të paguhet normalisht, sipas procedurave dhe afateve të parashikuara me ligj”, nënvizon Naska.

Nga kjo amnisti nuk përfitojnë subjektet që janë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.