Tiranë : Arrestohen dy të rinj, plagosën me thikë bashkëmoshatarin në Babrru

0

Efektivët e komisariatit numër 5 në kryeqytet kanë vënë në pranga mbrëmjen e së mërkurës dy të rinj, të dyshuar si autorë të plagosjes me thikë të një bashkëmoshatari të tyre.

Rreth orës 19:30 u bë i mundur arrestimi i Geraldo Meta 19 vjeç dhe K. Z 18 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Policia bën me dije se “më datë 20.04.2016, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Babrru”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. Z sëbashku me shtetasin Geraldo Meta kanë goditur me thikë shtetasin A. M 19 vjeç banues në Tiranë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes”.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për mjekim të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale i’u dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasve K. Z. dhe Geraldo Meta.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.