Tirana me një muze për xhandarmërinë

0

Duket si kupola e ndonjë katedraleje mesjetare për nga forma, portretet e bashkëngjitura dhe drita që hyn në qendër të tij, por në fakt është bunkeri në qendër të Tiranës mes Bashkisë dhe Ministrisë së Brendshme, i cili do të hapë derën e tij të blinduar më 28 nëntor.

Është kjo data zyrtare e çeljes së Muzeut më të ri në vend, kushtuar xhandarmërisë së Shqipërisë, datë e cila përkon me kremtimet e 104-vjetorit të shpallës së Pavarësisë së vendit.

Ky muze sjell historinë e xhandarmërisë, pikërisht që në zanafillën e shtetit shqiptar, 1912 e deri në vitin 1989, në zgrip të regjimit komunist, i cili do të përmbysej vetëm disa vjet më vonë.

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.