Tillerson shprehet se lëshimi i tri raketave balistike nga Koreja Veriore, ishte një akt provokues

0

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, shprehet se lëshimi i tri raketave balistike nga Koreja Veriore, këtë javë, ishte një akt provokues, por Uashingtoni do të vazhdoj të gjej zgjidhje paqësore.

“Ne e shohim këtë si akt provokues kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë”, tha sot Tillerson, gjatë një interviste për, Fox News.

“Ne do të vazhdojmë me fushatën e presionit tonë paqësor, siç e kam përshkruar unë, duke punuar me aleatët, me Kinën, po ashtu, për të parë se nëse ne do ta sjellim Phenianin në tryezën e negociatave”, u shpreh Tillereson.

Në datë 26 gusht, Pheniani lëshoi tre raketa balistike me rreze të shkurtër, të cilat u cilësuar si një përgjigje ndaj manovrave ushtarake të përbashkëta mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.