Theresa May, vijon sot dhe nesër negociatat me liderët e tjerë europianë

0

Kryeministrja britanike, Theresa May, vijon sot dhe nesër negociatat me liderët e tjerë europianë, për daljen e Britanisë nga BE-ja. Përpara samitit, May u zotua se do ta bëjë sa më lehtë të mundur për shtetasit e BE-së që të mbeten në Britani, edhe pas Brexit-it. Në një letër të hapur për qytetarët e Bashkimit Europain -së, May tha se procesi i aplikimit dixhital për zgjidhje të statusit do të jetë “efikas” dhe me çmim “sa më të ulët”.

Ajo po ashtu tha se Londra dhe BE-ja janë në distancë prekëse sa i përket marrëveshjes për të drejtat e qytetarëve. Në Bruksel, May do të përballet me 27 liderët e tjerë të BE-së, të cilët do të vlerësojnë përparimin e përgjithshëm të negociatave të deritashme për Brexit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se nuk pritet ndonjë kthesë e madhe në samit. Negociatat kanë ngecur për disa çështje, përfshirë statusin e ardhshëm të 3 milionë shtetasve të BE-së që jetojnë në Britani dhe të 1 milion britanikëve që jetojnë gjetkë në bllok.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.