Theresa May, ka dënuar provën e fundit bërthamore të Koresë së Veriut

0

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka dënuar provën e fundit bërthamore të Koresë së Veriut, duke e cilësuar “një veprim të pamatur dhe të papranueshëm”.

“Veprimi i fundit i Koresë së Veriut është i pamatur dhe përbën një kërcënim të papranueshëm më tej ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Kam diskutuar për kërcënimin serioz dhe të rëndë të këtyre veprimeve të rrezikshme dhe të paligjshme me Presidentin Abe në Japoni këtë javë dhe përsëris thirrjen që ne të bëhemi së bashku për të ndërmarrë veprime më të ashpra, duke përfshirë rritjen e ritmit të zbatimit të sanksioneve ekzistuese dhe kërkim urgjent për masa të reja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha kryeministrja britanike May në një deklaratë.

Koreja e Veriut njoftoi sot se ka testuar bombën me hidrogjen, të aftë për t’u montuar në një raketë me reze të gjatë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.