Thaçi: Për datën e zgjedhjes së Presidentit vendos Kryesia e Kuvendit

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me Grupin Parlamentar të PDK-së, ka thënë se Kryesia e subjektit të cilin ai e udhëheq do të vendos për zgjedhjen e presidentit.

“Ne rregullisht kemi mbajtur mbledhje. Kemi diskutuar për hapat e mëtutjeshëm edhe për zgjedhjen e presidentit. PDK në kuadër të përgjegjësive do të vazhdoj rrugën e saj. Kryesia do të vendos për zgjedhjen e presidentit”, ka deklaruar Thaçi, i cili shtoi se kjo mbledhje ishte mbledhje e rregullt.

“ Ne vazhdimisht kemi mbajtur mbledhje të partisë, kjo hyn në rendin e mbledhjeve të rregullta ku u bisedua për zhvillimet politike. Procesi i zgjedhjes se presidentit do të jetë transparent edhe për neve edhe për ndërkombëtarët”, ka deklaruar Thaçi, transmeton “Zëri”.

Ai tha se beson që këtë javë do të mbahet mbledhja për president dhe se sipas tij, datën e cakton Kuvendi.

Thaçi po ashtu foli edhe për vendosjen e tendave në shesh nga opozita.

“Ne jemi vend demokratik dhe secili ka drejtën të protestojë apo festoj, por besoj që kësaj here festa do të jetë më e madhe”, ka deklaruar Thaçi.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.