Thaçi e Pacolli takohen me Erdoganin

0

Gjatë qendrimit të tij në SHBA, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli  kanë zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Takimin me presidentin turk e ka bërë publik Thaçi në rrjetet sociale, duke thënë se ky takim ishte i shkëlqyer.

“Takim i shkëlqyer me presidentin Erdogan. Turqia ka qenë një partnere e rëndësishme strategjike në projektet tona për të fituar njohje në skenën botërore”, ka shkruar Thaçi.

Ndërkohë Pacolli e ka shoqruar postimin e tij fuke thënë: “Sëbashku me Presidentin Thaçi patëm një diskutim të mirë në lidhje me marrdhëniëet mes Kosovës dhe Turëisë me Presidenint Erdogan, faleminderit për suportin që I ka dhënë Kosovës”.

Presidenti i Kosovës sonte pritet ta ketë edhe një takim më presidentin e SHBA’së, Donald Trump.

Share.

About Author

Leave A Reply