Thaçi akuzoi Beogradin për pengimin e dekretimit të kandidatëve për gjyqësorin e veriut

0

Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi akuzoi Beogradin për pengimin e dekretimit të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë që do të vepronin në gjykatat e veriut të Kosovës, ndërsa Bashkimin Europian për “dështim dhe paaftësi” si ndërmjetësues në procesin e zbatimit të marrëveshjes për sistemin e drejtësisë.

Komentet e tij pasuan dështimin e planit që të martën dyzet e dy gjyqtarë dhe katërmbedhjetë prokurorë të betoheshin dhe të dekretoheshin për të punuar në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës.

Gjatë takimit Thaçi-Vuçiç në 31 gusht, ndërmjetësuar nga shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ishte vendosur që 17 tetori të shënonte hyrjen në fuqi të marrëveshjes për drejtësinë në veri.

Ujdia e arritur 10 shkurtin e 2015-s parashikon fundin e gjykatave dhe prokurorive të kontrolluara nga Beogradi dhe integrimin e gjykatësve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë së Kosovës.

Zyra e Presidentit kosovar tha se dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë ndodhi për shkakun se kandidatët nuk erdhën për këtë proces, të penguar sipas saj nga Republika e Serbisë, me qëllimin e vetëm të mos lejojë integrimin e tyre në sistemin gjyqesor dhe prokurorial të Kosovës.

Në Beograd, shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç u shpreh se procesi do të përmbyllet deri të premten.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.