Teuta-Skënderbeu do të mbyllë siparin e javës së shtatë të Katëgorisë Superiore

0

Teuta-Skënderbeu do të mbyllë siparin e javës së shtatë të Katëgorisë Superiore, me sfidën në “Niko Dovana”, që do të luhet në orën 17:00, që pritet të dhurojë të paktën një ndeshje me gola.

Megjithatë, nisur nga situata në të cilën ndodhen dy ekipet, si dhe nga historiku i përballjeve mes tyre, mund të themi se rezultati është i paparashikueshëm, edhe pse statistikat flasin në favor të “ujqërve të dëborës”, të cilët janë të pamposhtur në 7 takimet e fundit, ndërsa “djemtë e detit” nuk kanë fituar asnjë nga 4 sfidat e fundit.

Teuta i bëri një nisje pozitive sezonit të ri të Superiores, me dy fitore, por më pas ka marrë vetëm 1 pikë në 4 ndeshjet e tjera, ndoshta edhe për shkak të kalendarit të vështirë që ka pasur. Të besuarit e Maganit kanë humbur në dy 90-minutëshat e fundit ndaj Partizanit e Kukësit, ndërsa tani kanë një tjetër sfidë të vështirë ndaj Skënderbeut, edhe pse duket se e kanë detyrim të bëjnë kthesën.

Por, Skënderbeu jo rastësisht është skuadra më në formë e Superiores, gjë që e ka treguar edhe me pjesëmarrjen në grupet e Europa League. Ekipi korçar vjen pas barazimit me Partizanin e Beogradit në “Elbasan Arena”, e shumë e natyrshme është ngarkesa fizike më e lartë nga kundërshtarët e tjerë në kampionatin shqiptar.

Megjithatë, fakti që është barazuar me pikë nga kampionët në fuqi të Kukësit, detyron Skënderbeun të ketë për objektiv vetëm fitoren, për të qëndruar sërish në krye të klasifikimit. Gjithsesi trajneri Daja duhet t’i bëjë llogaritë pa disa lojtarë të rëndësishëm, si Radas, Nimaga, Gavazaj apo Nespor, përfshi këtu edhe Sahitin.

Ndeshjen e fundit të javës së shtatë do të mund ta ndiqni në paketën Supersport të platformës Digitalb, duke nisur nga ora 17:00, me transmetimin e drejtpërdrejtë nga “Niko Dovana” i Durrësit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.