Teuta merr barazimin në fushën e Kamzës

0

Teuta kishte shansin të merrte e vetme kryesimin e kategorisë Superiore por nuk mundi të shkonte më shumë se 1 pikë në barazimin 1-1 në fushën e Kamzës.

Në ndeshjen e vetme të programuar këtë të diel, skuadra bregdetare mori e para epërsinë pas një ngulmimi të Latif që përfundoi në rrjetë me gabimin e Frashrit.

Por Kamza nuk u dorëzua dhe rrëmbeu një barazim të vonshëm me penalltinë e ekzekutuar nga serbi Stevan Raçiç, ndërsa në finalen e sfidës provoi madje të bënte përmbysjen e madhe por pa sukses.

Pas këtij barazimi, ekipi i trajnerit Magani i bashkohet trenit të kryesuesve me plot 4 skuadra në vendin e parë me 7 pikë, Skënderbeu, Flamurtari, Kukësi dhe Teuta.

Të hënën kompletohet java e 4 e Superiores me ndeshjet Kukësi Skënderbeu, në orën 14:00 dhe Partizani-Lushnja në orën 17:00.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.