Tetova akoma pa ujë të pijshëm

0

Një pjesë e madhe e qytetit të Tetovës, vazhdon të luftojë për një pikë uji. Banorët ujin për pije e sigurojnë nëpër burime alternative.

Ata shprehen të zhgënjyer nga komuna, e cila sipas tyre, deri më tani vetëm ka premtuar zgjidhje për ujin dhe nuk ka ndërmarrë asgjë.

“Me mungesën e ujit kemi shumë probleme, unë jetoj në lagjen 188, pikë uji nuk kam, ka gjashtë ditë që pikë uji nuk kam aspak. Kam qenë tek ujësjellësi nuk marrin në dorë, jo vetëm unë por kanë mungesë edhe tjerët”.

“Prej qytetit ne nuk kemi ujë për të pirë. Kemi një pus lartë mëhalla vet e kemi bë, por kemi vendos rregull përdorimi, e ndalim pastaj e lëshojmë, ditën e ndalojmë në mbrëmje e lëshojmë”.

“Kjo lagje mbi të gjitha dhe lagjet sipër nesh këtu kanë shumë pak ujë. Them pak se ka keqpërdorim tejmase që për çdo ditë e shohim me sytë tonë.”- ankohen disa banorë.

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” nga ana tjetër pohon se nuk ka restrikcione. Mungesën e ujit nëpër disa lagje, e arsyeton me keqpërdorimet e mëdha të ujit gjatë stinës së verës, ndërsa problemi tjetër është, sistemi i vjetër i ujësjellësit. Megjithatë të pyetur se cfarë po ndodh me ujësjellësin e ri të Tetovës Ndërmarrja “Tetova” arsyetohet.

“Jemi fazën e pastrimit të gypave. Kemi lëshuar ujin diku rreth 18 kilometra por nga faza e parë e ndërtimit kanë kaluar më shumë se dhjetë vite apo 15 dhe ka dëmtime por kemi filluar riparimet. Shpresoj që në mesin e muajit të ardhshëm ta lëshojmë në përdorim.”-thotë për Alsat-M, Xhelal Ceka, Drejtor i NPK Tetova.

Ujësjellësi i Tetovës, ka filluar të ndërtohet që para dy dekadash, dhe për të njëjtin, janë ndarë deri më tani miliona euro. Paratë janë harxhuar, gjoja për investime në ujësjellësin, por përveç që ujësjellësi ende nuk ka përfunduar nuk ka sqarime se as ku kanë përfunduar paratë e qytetarëve.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.