Tepelenë : Ndalohet një person i shpallur në kërkim

0

Policia e Tepelenës ka arrestuar një 50- vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim pasi gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale  të “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Në pranga ka rënë Ilirjan Josa,  për të cilin gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” më 14.04.2017.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë u ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim :

Ilirjan Josa, 50 vjeç, banues në Tepelenë, pasi:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr.100, datë 14.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Kastriot Shehu, 52 vjeç, banues në Tepelenë, pasi:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr.99, datë 14.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.