Tension në qiell, marina turke paralajmëron helikopterin e presidentit grek

0

Sërish tensione mes Greqisë dhe Turqisë.

Një provokim i dyfishtë turk kundër presidentit të Greqisë Prokopis Pavlopoulos, kështu e cilësojnë mediat greke faktin se pala turke i ka kërkuar helikopterit ku udhëtonte kreu i shtetit  të largohej nga zona pasi sipas tyre  po fluturonin në hapësirën ajrore turke.

Mediat raportojnë se helikopteri presidentit po kalonte mes Pharmakonisi dhe Agathonisi, gjatë vizitës që po bënte në ishujt e largët Rodhosit.

Pala turke me pas ka sinjalizuar me radio pilotin që të largohen nga zona, për shkak se, sipas palës turke, po fluturonin në hapësirën ajrore turke.

Pala greke e ka injoruar thirrjen e turqve, të cilët e kanë  paralajmëruar sërish helikopterin, se ishte në hapësirën e Turqisë.

Të përditshmet shkruajnë se ​në bordin e helikopterit bashke me presidenti Pavlopoulos ishte edhe ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.