Task Forca e ministrisë së Bujqësisë bllokon barka që peshkonin pa liçensë në lagunën e Nartës

0

Një aksion i Task Forcës së ministrisë së Bujqësisë ka nisur pikërisht në Lagunën e Nartës ndaj peshkatarëve, të cilët abuzojnë duke gjuajtur në këtë lagunë pa asnjë lloj kriteri. Aksioni i cili ka vijuar gjatë gjithë ditës ka bërë të mundur sekuestrimin e barkave të këtyre peshkatarëve, të cilët zakonisht gjuajnë natën dhe pa licencë. Në mbështetje të Task Forcës së ministrisë së Bujqësisë kanë qenë dhe  punonjës së Policisë së Shtetit. Nga ky aksion janë sekuestruar 10 barka peshkimi të pa licensuara dhe të pa matrikulluara nga OMP (organizata e menaxhimit të peshkimit).

Sipas inspektorit të peshkimit në Vlorë, Reshat Xhelili, janë konstatuar 20 peshkatarë të paligjshëm, të cilët gjuajnë pa asnjë lloj leje në këtë Lagunë. Këta peshkatarë që gjuajnë në këtë lagunë, është shprehur Xhelili, sjellin jo pak dëme për peshqit ,pasi me mjetet dhe pajisjet e tyre shkatërrojnë gjallesat e vogla, por dhe gjuajnë në sezone të ndaluara. Ky aksion do të vijojë çdo ditë të vitit, duke mos lejuar gjuetinë pa kriter në Lagunën e Nartës.

Një tjetër shqetësim për këtë lagunë është dhe gjuetia e shpendëve. Kamera jonë ka parë se si gjahtarë të pa përgjegjshëm gjuajnë natën. Edhe pse moratoriumi për gjuetinë është ndaluar, ende gjahtarë vijojnë të gjuajnë shpendët në Lagunën e Nartës, gjuhëtarët lëvizin lirshëm natën me çiftet e tyre duke vrarë pa kriter shpend, të cilët kishin vite që nuk ishin parë në këtë lagunë. Po ashtu për t’iu fshehur gjahut këta lloj gjahtarësh improvizojnë dhe kacube, të cilat shpesh herë janë prishur nga banorët e Nartës dhe jo vetëm.

Po këta banorë jashtë kamerës shprehen se gjuetia e shpendëve në lagunë është e ndaluar  në çdo kohë. Me mijëra janë shpendët që kanë nisur të krijojnë çerdhet e tyre në këtë habitat natyror fantastik. Siç janë pelikanët, flamingo, rosa te egra, e shumë shpendë të tjerë, të cilët janë kthyer në këtë Lagunë para katër vitesh, që kur nisi moratorium i gjuetisë.

Comments

comments

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.