Talat Xhaferri takohet me Johanes Han

0

Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot është takuar me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han, gjatë funksionit të tij prej kryetari në Bruksel.

Mihaell Karnitshnig, shefi i kabinetit të Johanes Han ka njoftuar se Han ka porositur se dhuna në Kuvend është e papranueshme dhe se tash duhet të punohet për formimin e Qeverisë së re.

“Johanes Han me folësin e ri të Kuvendit të ish republikës Jugosllave të Maqedonisë, Xhaferi: Dhuna në Kuvend është e papranueshme. Kuvendit duhet t’i mundësohet të punojë  dhe të arrijë deri te institucionet. Fokusi duhet tash të vendoset në formimin e Qeverisë”, tha Karnitshnig.

Krahas kësaj, Han nëpërmjet komunikatës së publikuar pas takimit duke mirëpritur zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar të Kuvendit ka shprehur edhe gatishmërinë e Bashkimit Evropian (BE) për bashkëpunim në zbatimin e reformave evropiane përfshirë këtu edhe Marrëveshjen e Përzhinos, njofton Portalb.mk.

“Duke mirëpritur zgjedhjen e Tala Xhaferit si kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ka shprehur gatishmërinë e BE-së të punoj me të për të zbatuar reformat e BE-së, përfshirë implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Në këtësituatë gjithë deputetët, përfshirë edhe ata të VMRO-DPMNE-së,  pritet që të luajnë më tepër rol konstruktiv se sa obstruktiv dhe duhet të përmbahen nga qëndrimet dhe veprat provokuese”, thuhet në kumtesë.

Përndryshe, kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot realizoi vizitën e parë zyrtare në Bruksel.

“Në takimet e kryetarit Xhaferi edhe njëherë do të riafirmohet angazhimi jonë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, por edhe rolin e Kuvendit në ato procese. Gjithashtu kryetari Xhaferi do t’i njoftojë baskëbiseduesit e tij me gjendjen te ne, me theks të veçant të vazhdimit të procesit për formimin e Qeverisë si rezultat si shumicës parlamentare, e cila del nga vullneti i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë e shprehur në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar”, thuhet në kumtesën e Kuvendit të Maqedonisë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.