Stuhia “Harvey” pritet të godasë sërish disa zona brenda dhe rreth Hjustonit

0

Stuhia “Harvey” pritet të godasë sërish disa zona brenda dhe rreth Hjustonit, të cilat do të përballen me shtim të sasive të reshjeve deri në 30 cm, duke e çuar sasinë e përgjithshme në rreth 127 centimetra në disa pjesë të qytetit.

Deri më tash janë konfirmuar të paktën 9 viktima si pasojë e asaj që konsiderohet si stuhia më e fortë që ka goditur Hjustonin në 50 vitet e fundit.

Shumë prej të evakuuarve po përballen me vështirësinë e gjetjes së një strehe për t’u mbrojtur nga shirat e shumta, shqetësim mbetet një goditje tjetër e stuhisë që pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme.

Kryebashkiaku i Hjustonit Sylvester Turner tha se më shumë se 3 mijë vetë ishin shpëtuar, pasi kishin mbetur të bllokuar dhe rreth 8 mijë ndodhen nëpër strehët e ngritura nga emrgjencat.

“Rrugët janë ende të pasigurta dhe do të ndihmonte shumë nëse njerëzit do të qëndronin larg tyre”, u shpreh Turner.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.