Strugë : Vritet një shqiptar në lokalin e tij

0

Një shqiptarë i Maqedonisë është qëlluar me armë brenda ambienteve të restorantit të tij në Strugë.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 17:00 në plazhin Aqua- Bluskaj në qendër të qytetit, ku viktimë mbeti Dilaver Bojku.

Me lëndime të rënda, Bojku është transferuar në spital, por nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra.

Bëhet i njohur, në radhë të parë për policinë e Maqedonisë, e më vonë edhe për Interpolin dhe FBI-në amerikane, si dhe për publikun më të gjerë, për aktivitet e tij të shumta kriminale, në radhë të parë për tregtinë me femra.

Pas një qëndrimi në Zvicër, ku punoi në ndërtim, në vitet e ‘80 kthehet në Maqedoni.

Ai hapi një klube nate, ku u ofruan edhe shërbime joligjore pothuajse në të gjitha qytetet më të mëdha, si në Shkup, Ohër, Strugë, Gostivar, Manastir, si dhe në disa fshatra.

Sipas mediave ballkanike, por edhe atyre botërore, ka qenë një nga personazhet më të njohura ballkanikë në fushën e krimit të organizuar dhe transnacional, i specializuar për tregtinë me të ashtuquajturat “skllave të bardha” dhe kontrabandimin e emigrantëve, sidomos në vitet 90-të dhe në fillim të viteve 2000.

Në shkurt të vitit 2003 ai arrestohet nga policia e Maqedonisë, ku gjatë kontrollit në klubet e tij zbulohen dhjetëra vajza që kanë qëndruar ilegalisht në vend. Gjykata e Strugës e dënon me 6 muaj burg për mbajtje të një femre pa dëshirën e saj, gjë që në opinion u prit me habi të madhe, për shkak të dënimit të butë që u dha. Pas ankesës së prokurorisë dënimi i rritet në 3 vjet.

Më 20 qershor 2003, kur po transportohej te një burgu me siguri të ulët, ai mundi ti ikë policisë. Policët amerikanë madje shpallën shpërblim prej 10.000 dollarë për atë që do të ndihmonte në kapjen e Bojkut.

Rreth dy javë pasi iku nga burgu i Strugës, Bojku u arrestua në Ulqin të Malit të Zi.

Sidoqoftë, ai u kthye në Maqedoni ku e vuajti dënimin.

Bojku u vra sot me armë zjarri në plazhin e Strugës. Sulmi ndodhi rreth orës 17:00 në plazhin Aqua- Bluskaj në qendër të qytetit.

Me lëndime të rënda, Bojku është transferuar në spital, por nuk  arriti ti mbijetojë plagëve të marra. /Gazeta Express

bojku

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.