Stoltenberg dënoi ashpër sot testin e gjashtë bërthamor të Koresë së Veriut

0

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi ashpër sot testin e gjashtë bërthamor të Koresë së Veriut.

“Kjo është një shkelje tjetër flagrante e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfshirë atë të UNSCR 2321, të miratuar në nëntor 2016”, deklaroi gjatë ditës së sotme Stoltenberg.

“NATO-ja është e shqetësuar nga qëndrimi destabilizues i Phenianit, që përbën një kërcënim për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. I kërkoj Koresë së Veriut të respektojë detyrimet ndërkombëtare dhe të lerë mënjanë të gjitha kërcënimet dhe veprimet që nxisin tensione dhe destabilitet”, shkruan Stoltenberg në faqen zyrtare të NATO-s.

Koreja e Veriut pretendon se ka kryer me sukses ditën e sotme një test të një bombe me hidrogjen, që mund t’i bashkohet në të ardhmen një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM).

Ndërkohë, agjenci të ndryshme gjeologjike njoftuan për dy tërmete artificiale pranë zonës së kryerjes së këtyre provave nukleare.

stoltenberg

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.