Spartak Brahon këshilltar i Kryeministrit për Parlamentin

0

Ish-deputeti Spartak Braho është emëruar nga Rama në postin e këshilltarit të Kryeministrit për marrëdhëniet me Parlamentin.Në mandatin e parë Rama kishte në kabinetin qeveritar një ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, por në mandatin e dytë ky post u shkri.

Ndërsa në këtë pozicion tashmë në nivel këshilltari i ka besuar Spartak Brahos. Ai ishte në pozicionin e 19 në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Tiranë por nuk arriti të hynte në Kuvend. Spartak Braho mandatin e kaluar ka qenë deputet dhe anëtar i Kryesisë së LSI, por edhe Kryetar i Komisionit të Sigurisë, por në 25 qershor vendosi që përfundimisht të jetë pjesë e PS.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.